Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e ushtarëve

Nga Xh M
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prizren, 2 gusht Zhurnal.mk – Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori turk Ozgan Ulutash ka thënë se siguria në Kosovë është e qetë, dhe se pas sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s, në maj 2023 në veri dhe rastit Banjska, nuk ka pasur incidente me përmasa e intensiteti të ngjashëm.

Ulutash e ka pranuar se megjithatë, ekzistojnë disa çështje të pazgjidhura që mund të kenë ndikim në siguri dhe, për këtë arsye, duhet të adresohen.

“Mandati im i parë në krye të KFOR-it në vitin 2023 pasoi incidente serioze të sigurisë në veri të Kosovës, të cilat kishin ndodhur më herët gjatë atij viti, përfshirë sulmet e pajustifikuara dhe të papranueshme ndaj paqeruajtësve tanë në Zveçan. Si rezultat i këtyre zhvillimeve negative, KFOR-i u përforcua në masën më të madhe në më shumë se një dekadë, me dislokimin e afro një mijë trupave shtesë. Që atëherë nuk kemi parë përsëritje të incidenteve me përmasa apo intensitet të ngjashëm. Megjithatë, ne mbetemi vigjilentë përmes një pranie të dukshme dhe fleksibile në mbarë Kosovën. Ne monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal, ndërsa mbetemi plotësisht të përqendruar në zbatimin e misionit tonë, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”….Me stabilizimin e situatës së sigurisë, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë dhe gradualisht do të përshtatë nivelin aktual të forcave gjatë vitit të ardhshëm. Ky proces do të zhvillohet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, ndërsa mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e bëjnë të nevojshme. Që nga viti 1999, prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht në mënyrë që misioni të mbetet i aftë për të përmbushur detyrën dhe t’i përgjigjet zhvillimit të situatës së sigurisë”, tha ai për Kosovapress.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër