Valbon Limani ngushëllon familjen Nuredini për ndarjen nga jeta të ish-ushtarit të UÇK-së, Fikret Nuredini

nga admin

Shkup, 18 shkurt – Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka reaguar përmes një postimi publik pas ndarjes së papritur nga jeta të bashkëqytetarit Fikret Nuredini informon Tetovasot.

Në mesazhin e tij, Limani shpreh dhimbjen për humbjen e një figure të respektuar të komunitetit, duke theksuar se Fikret Nuredini ishte ish-ushtar i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, veprimtar i përkushtuar dhe burrë me dinjitet, i cili do të kujtohet për kontributin dhe angazhimin e tij.

“Me dhimbje të mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Fikret Nuredini. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së respektuar Nuredini dhe të gjithë të afërmve. Zoti e pastë afër në mëshirën e Tij”, thuhet në mesazhin e kryetarit Limani.TS

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy