Partnerja e Valdetit, Valdrina, siç duket po e përcjell vazhdimisht atë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, gjë të cilën e ka bërë të ditur edhe përmes disa postimeve në InstaStory.
Megjithatë, një moment mjaft interesant ka tërhequr vëmendjen, pasi Valdrina ka ngatërruar bashkëshortin me një tjetër banor të shtëpisë, Dionin.
Ajo ka treguar se dy banorët i duken jashtëzakonisht të ngjashëm me njëri-tjetrin. Madje, në një rast, teksa po tentonte ta filmonte Valdetin, pa e kuptuar kishte përfunduar duke xhiruar Dionin.
Foto: Valdrina / Instagram
Këtë situatë ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një koment me humor.
“Teper të njejt më duken këta të dy hahaha, njëherë jam kan tu e incizu Dionin tu mendu Valin, thash oj Valdrino mos bej skandale hahahaha”, shkroi Valdrina.
Foto: Valdrina / Instagram
Ndërkaq, Valdeti u bë pjesë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, duke hyrë të premten gjatë spektaklit hapës të edicionit të pestë.
Në anën tjetër, Valdrina nuk iu bashkua atij në këtë eksperiencë televizive, duke zgjedhur ta mbështesë nga jashtë shtëpisë.


