Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, të akuzuarit dalin sërish para gjykatës

Nga D V
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Për të dytën ditë me radhë, në Pallatin e Drejtësisë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq.

Seanca është caktuar të nisë në orën 13:30.

Gjatë paraqitjes së mëparshme në gjykatë, më 9 korrik, tre të pandehurit nuk e pranuan fajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta dhe zgjodhën të mos e lexojnë aktakuzën.

Në atë seancë, prokurori special Bekim Kodraliu prezantoi qëndrimin e Prokurorisë, duke dorëzuar edhe materiale provuese, përfshirë pamje që, sipas organit të akuzës, mbështesin pretendimet e ngritura në aktakuzë.

Kodraliu deklaroi se Prokuroria është e bindur se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të dëshmohet përgjegjësia e të akuzuarve. Sipas tij, provat e mbledhura janë të mjaftueshme për të argumentuar se sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit përbënte një akt terrorist, i cili kishte për synim dëmtimin e një infrastrukture jetike të Kosovës dhe rrezikimin e sigurisë së Republikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër