Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 15 minuta

Nga D V
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët e vendit sot në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve është i matur.

LAMM informon se frekuentim të shtuar të automjeteve ka në VK Bogorodicë, ku koha e pritjes është rreth 15 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjara për hyrje dhe dalje nga vendi.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët të cilat kalojnë nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht u referohet akseve Katlanovë – Vels, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër