Vdes fotoreporteri Alban Bujari

nga D V

Ka ndërruar jetë fotoreporteri Alban Bujari.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët e fotoreporterit përmes një postimi në Facebook.

Ai ishte fotoreporteri i gazetës “Koha Ditore”.

Alban Bujari ishte fotoreporter edhe gjatë luftës.

Në vitin 2023 ai kishte hapur ekspozitën “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë.

Ai kishte ekspozuar edhe fotografi tjera që dëshmonin nga masakrat në burgun e Dubravës, Reçak, Prekaz, Krushë etj.

Fotoreporteri Alban Bujari në dhjetor 2024 kishte hapur ekspozitën “Evolucioni”, ku ishte prezantuar transformimi i Ushtrisë së Kosovës, nga UÇK-ja në TMK, në FSK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More