Vdes senatori amerikan Lindsey Graham në moshën 71-vjeçare

Nga Xh M
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 12 korrik Zhurnal.mk – Senatori republikan amerikan Lindsey Graham, një figurë e rëndësishme në Partinë Republikane dhe një nga aleatët më të afërt të Donald Trump në Kongres, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Zyra e tij njoftoi se Graham vdiq pas një “sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”.

Mediat amerikane raportuan se ekipet emergjente kishin reaguar pas një thirrjeje për arrest kardiak në shtëpinë e tij në Capitol Hill, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Pas njoftimit për vdekjen e tij, presidenti Donald Trump e cilësoi Grahamin “një nga njerëzit dhe senatorët më të mëdhenj” që kishte njohur, duke e përshkruar si një patriot të përkushtuar.

Graham, i cili fillimisht ishte një kritik i zëshëm i Trumpit, u kthye më vonë në një nga mbështetësit e tij më të fortë në Capitol Hill pas zgjedhjes së Trumpit si president.

Megjithatë, ai pati edhe mosmarrëveshje publike me Trumpin, përfshirë kundërshtimin ndaj vendimit të tij në vitin 2025 për faljen e rreth 1 mijë e 500 mbështetësve që sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021, duke paralajmëruar se kjo mund të nxiste dhunë të re.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër