Tjetër aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, një drejtues mjeti përfundon në spital

Nga Xh M
1,149 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rogozhinë, 12 korrik Zhurnal.mk – Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 09.45 në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Karinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gjocajt, afër qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej autoveturave është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej automjeteve është futur në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksidentin.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër