Shkup, 10 tetor Zhurnal.mk – Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë ka sjell vendim që të ndërmerren masa për debllokimin e menjëhershëm të deponisë Krasta në Kumanovë, nga protestuesit që prej ditësh kishin bllokuar hyrjen në deponi, për shkak të djegies së vazhdueshme të saj. Në mbledhjen e mbajtur sot me përfaqësues të komunës, ndërmarrjes komunale, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve shëndetësore u vendos gjithashtu që deponisë t’i hidhet vazhdimisht dhe dhe të vendosen kamera shtesë sigurie përmes të cilave do të sigurohet monitorim më i plotë i deponisë. Kreu i Komunës Maksim Dimitrievski thotë se komuna ja ka dhënë të gjitha kompetencat rreth deponisë ndërmarrjes publike komunale “Pastërtia dhe gjelbërimi” që në 1951, por se ajo ka pranuar se nuk ka pasur kapacitet të menaxhojë djegien e vazhdueshme të zjarrit. Andaj Dimitrievski thotë se janë angazhuar kompani të tjera në ndihmë dhe situata është vënë nën kontroll.
“Ne si shtab komunal do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për sanimin e deponisë për momentin dhe vendosjen në funksion. Në ndërkohë morëm kërkesë nga banorët vendas që kjo të dislokohet. Ne si komunë nuk kemi mundësi të tillë dhe as nuk ekziston mundësi ligjore që në vend tjetër të dërgohen mbeturina përveç se në këtë lokacion në territorin e komunës. Kjo deponi ka hyrë në kornizat e mbylljes dhe sanimit të plotë të saj me ndërtimin e stacionit të transportimit që është projekt i financuar nga BE-ja përmes fondeve IPA që duhet të ndodhë në periudhën e ardhshme. Se pse kjo nuk ndodh duhet të pyetet në Ministrinë e Ekologjisë, edhe pse Komuna, e them me përgjegjësi, i ka plotësuar të gjitha detyrimet për realizimin e projektit.” – Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.
