Prishtinë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar pjesërisht ankesën e Valon Llukës, duke e rikthyer në rivendosje rastin e tij.
Gazeta Blic e ka parë vendimin e Supremes, ku ndër të tjera thuhet se ai do të vazhdoj të mbetet në paraburgim deri në vendosjen e shkallës së parë”, Gjykates Themelore.
“I pandehuri mbetet në paraburgim deri në vendosjen e shkalles së parë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme, të cilin vendim e ka parë Gazeta Blic.
Lluka ishte ndaluar më 7 tetor 2026, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me aktivitetet ekonomike dhe transaksionet financiare.
Më 9 tetor, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej një muaji, masë që parashihej të zgjaste deri më 6 nëntor 2026.
Mbrojtja e Llukës, e përfaqësuar nga avokati Driton Muharremi, kishte kundërshtuar vendimin, duke pretenduar se nuk ekzistonin kushtet ligjore për mbajtjen e klientit të tij në paraburgim.
Megjithatë, më 16 tetor, Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes si të pabazuar.
Sipas vendimit të Apelit, ekzistonte rreziku i ndikimit te dëshmitarët dhe i ndërhyrjes në prova, ndërsa gjykata nuk kishte pranuar si të argumentuara pretendimet për rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së veprës penale.
