Vengu: Kushte moderne në Qendrën e re të Personel-Rekrutimit, 4 mijë shërbime online në muaj

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot godinën e saporindërtuar të Qendrës së Personelit dhe Rekrutimit.

Godina e re e Qendrës së Personelit dhe Rekrutimit është tërësisht e transformuar në më pak se një vit.

Kjo godinë është shtëpia e re e mirëseardhjes, testimit, rekrutimit dhe ofrimit të mbështetjes në karrierën e personelit ushtarak.

Afati i zbatimit të projektit ishte 6 muaj. Pas përfundimit të projektit për rikonstruksionin e godinës u zhvillua dhe ai për mobilimin e godinës dhe gjithçka brenda është e re.

Duke inspektuar zyrat, Vengu vlerësoi cilësinë e ndërhyrjeve. Sa i përket kartotekës, Vengu u shpreh se, ndër vite gjithmonë ka qenë problematikë gjendja e dokumenteve dhe është pozitiv fakti që ka një kopje të dytë dhe që miradministrohen.

Gjithashtu në rikonstruksionin e ndërtesës janë vendosur edhe shkallët e emergjencës.

Vengu vizitoi edhe zyrën e shërbimeve online, ku gjatë 1 muaji jepen deri në 4 mijë shërbime, në 7 tipologji të ndryshme.

“Praktikisht dhjetëra-mijëra qytetarë që marrin shërbim përmes platformës dhe synimi është që ne gjithsesi të shtojmë shërbimet”, tha ministri.

Vengu inspektoi edhe sektorin e rekrutimit.

“Këtë vit sa i përket Akademisë së Forcave të Armatosura patëm 1634 aplikime. Pastaj testimi fizik, testimi që kryeni këtu në këto ambiente u reduktua numri në 400. Pastaj patëm dhe një seleksionim tjetër duke treguar praktikisht që jemi në një situatë ku tërheqim shumë e shumë që duan të na bashkohen, qoftë përmes programeve të rekrutimit pas maturës, qoftë përmes programeve pas bachelorit ose për Kursin e Oficerit”, tha Vengu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More