Prishtinë, 13 maj Zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë me të cilët do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Sipas njoftimit zyrtar të partisë, bartës i listës është kryetari i saj, Albin Kurti, ndërsa numri dy në listë, si në proceset e mëparshme zgjedhore, është nënkryetari i partisë Glauk Konjufca.
Dhjetëshen e parë të kandidatëve e përbëjnë edhe figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie, përfshirë Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.
Vetëvendosje pritet të hyjë në garën zgjedhore si një nga subjektet kryesore politike në vend, ndërsa lista e saj përfshin një kombinim të figurave udhëheqëse të qeverisë dhe deputetëve aktualë.
