Vijojnë largimet nga qeveria e Starmer, jep doreheqjen sekretari i kabinetit, Chris Wormald

Nga B.M
527 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Chris Wormald ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Shërbimit Civil dhe sekretarit të kabinetit, sipas BBC.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e përshkroi Wormald si një bashkëpunëtor të shkëlqyer dhe e falënderoi atë për shërbimin e tij publik për më shumë se 35 vjet.

Starmer njoftoi se Chris Wormald po tërhiqej nga detyra “me pëlqim të ndërsjellë” pas më shumë se një viti si sekretar i kabinetit.

Wormald, i cili qëndroi në detyrë për më shumë se një vit, është zyrtari i tretë i lartë që largohet nga kabineti i kryeministrit, Keir Starmer brenda pak ditësh.

Më herët, dhanë dorëheqjen, shefi i stafit të Starmer, Morgan McSweeney, dhe drejtori i komunikimit, Tim Allan.

Lëvizjet e fundit lidhen me ristrukturimin e stafit qeveritar dhe tensionet që lidhen me emërimin e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Peter Mandelson, si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – i cili është vendosur në qendër të polemikave – pas shfaqjes së emrit të emrit të tij në dokumentet e dosjes “Epstein”.

Starmer i ka rezistuar thirrjeve për dorëheqje, dhe ka deklaruar se nuk është i gatshëm të largohet nga mandati i tij si kryeministër.

Javën e kaluar, Starmer tha se i vinte keq që, u kishte besuar gënjeshtrave të Mandelson, dhe e kishte emëruar atë ambasador në SHBA.

Presioni u rrit pasi ai pranoi se kishte dijeni për lidhjet e Mandelson me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, i cili vdiq në vitin 2019.

Mandelson u shkarkua nga detyra në shtator, por dokumentet e publikuara së fundmi për Epstein sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epstein kur ishte sekretar i Shtetit për Biznesin dhe Tregtinë në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër