Vijon gjykimi për tragjedinë në diskotekën „Puls“ në Koçan

Nga Xh M
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 mars – Një ditë pas përvjetorit të zjarrit në diskotekën „Puls“ në Koçan, vazhdoi gjykimi për tragjedinë me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria”.

Para gjykatës dëshmoi Verica Milevska-Stefanovska, kryetare e Odës për Sigurim Privat, e cila shpjegoi rregulloret ligjore dhe theksoi se sigurimi në „Puls“ duhej të reagonte dhe të mos lejonte praninë e të miturve në objekt.

“Duke pasur parasysh faktin se në objektet e tilla duhet të respektohen edhe ligje të tjera dhe tabelat që ndodhen në vende të dukshme paralajmërojnë se nuk lejohet prania e të miturve, sigurimi duhej të reagonte ose të paktën të njoftonte pronarin e objektit”, tha Verica Milevska-Stefanovska, kryetare e Odës për Sigurim Privat.

– Duhet të ketë tabela që ndalojnë praninë e të miturve

– Sigurimi duhej të reagonte

Duke iu përgjigjur pyetjeve, Milevska-Stefanovska konfirmoi se përdorimi i piroteknikës përbën një rrezik sigurie, por gjykata nuk lejoi pyetjen nëse personat që e përdorin duhet të kenë trajnim të duhur. Në gjykatë dëshmuan edhe inspektorë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët theksuan se menaxherët e objektit „Puls“, sipas ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, kishin detyrë ligjore të dorëzonin planin, vlerësimin dhe rregulloren për njësinë e tyre në Koçan. Ndërkohë mbrojtja kohë më parë kërkoi heqjen e masës së arrestit shtëpiak për ish kreun e Koçanit Lupço Papazov, por Prokuroria sot tha se masa duhet të mbetet e njëjtë.

“Prokuroria Publike në këtë fazë të procedurës konsideron se nuk ka rrethana për të hequr masën e arrestit shtëpiak dhe për ta zëvendësuar atë me masa kujdesi”, deklaruan nga Prokuroria.

-S’ka rrethana për heqjen e arrestit shtëpiak

Një vit më parë, në zjarrin në diskotekën „Puls“ në Koçan humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Për tragjedinë, prokuroria hapi lëndë kundër 35 personave dhe tre kompanive. Në tre procedura të veçanta për rastin, janë të akuzuar edhe 23 punonjës policie.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër