Shkup, 6 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njoftoi se sot, më 6 gusht 2026, ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të drejtave për fëmijë dhe kompensimeve nga mbrojtja civile për muajin korrik.
Përfituesit e kompensimeve financiare që posedojnë kartelë debiti mund t’i tërheqin mjetet në bankomatet e bankave, t’i përdorin ato për pagesa pa para të gatshme në rrjetin tregtar, si dhe përmes shërbimeve bankare elektronike dhe mobile.
Ndërkaq, përfituesit që nuk përdorin kartela bankare, nga sot mund t’i tërheqin mjetet e tyre në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, njoftoi Ministria.
