VLEN: “A po e blen Artan Grubi lirinë me sekretet e BDI-së?”

Nga R.ZH
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 gusht, Zhurnal.mk – VLEN ka reaguar lidhur me rastin gjyqësor “Lotaria” dhe procedurën ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke kërkuar nga Prokuroria sqarime për ecurinë e hetimeve dhe arsyet e vonesës së procedurës.

VLEN thekson se kanë kaluar gati gjashtë muaj nga caktimi i masës së arrestit shtëpiak ndaj Grubit, ndërsa, sipas tyre, ende nuk ka aktakuzë në këtë rast.

“Po bëhen gati gjashtë muaj nga caktimi i arrestit shtëpiak për kutinë e zezë të BDI-së, Artan Grubin, në rastin ‘Lotaria’, ndërsa nga aktakuza ende s’ka nam e nishan. Më 22 gusht skadon afati maksimal i kësaj mase, kurse Prokuroria vazhdon me hapa breshke”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga kjo parti ngrihet edhe pyetja nëse Grubi ka dhënë informacione gjatë procedurës, duke aluduar se kjo mund të jetë një nga arsyet e zvarritjes së rastit.

“Mos vallë Artan Grubi e ka hapur gojën, ka kënduar si bilbil dhe për këtë arsye po zvarritet e gjithë çështja?”, deklaron VLEN.

Partia gjithashtu ngre shqetësime lidhur me një tjetër dosje që, sipas saj, lidhet me arsyet për të cilat Grubi është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

VLEN rikujton se autoritetet amerikane e kanë sanksionuar Grubin për korrupsion të nivelit të lartë dhe përmend rastin që lidhet me pretendimet për marrje ryshfeti me qëllim lirimin nga burgu të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

“Artan Grubi nuk është dosido ish-funksionar. Ai është kutia e zezë e BDI-së. E di kush i tërhiqte pejtë, kush i ndante pazaret dhe në cilët xhepa përfundonin paratë e kumarit”, thuhet më tej në reagim.

VLEN e lidh këtë çështje edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke pretenduar se informacionet që mund të disponojë Grubi mund të kenë rëndësi për funksionimin e mëparshëm të partisë.

Në fund, VLEN i kërkon Prokurorisë që të dalë publikisht me informacione për ecurinë e rastit “Lotaria”, duke kërkuar sqarime se pse ende nuk është ngritur aktakuzë, ku kanë mbetur procedurat dhe çfarë veprimesh janë ndërmarrë pas konstatimeve të autoriteteve amerikane.

“Mos vallë Artan Grubi e ka hapur gojën, ka kënduar si bilbil dhe për këtë arsye po zvarritet e gjithë çështja?”, deklaron VLEN.

Partia gjithashtu ngre shqetësime lidhur me një tjetër dosje që, sipas saj, lidhet me arsyet për të cilat Grubi është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

VLEN rikujton se autoritetet amerikane e kanë sanksionuar Grubin për korrupsion të nivelit të lartë dhe përmend rastin që lidhet me pretendimet

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër