Shkup, 3 dhjetor – Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar një realitet të ri koalicioni VLEN është shndërruar në një forcë të konsoliduar politike, e aftë për të konkurruar seriozisht në shumicën e komunave shqiptare. Fitorja e 10 komunave është dëshmi e potencialit elektoral, e ritmit në rritje dhe e përkrahjes së gjerë që kjo forcë politike ka arritur të mobilizojë. Në këtë kontekst, Gostivari mbetet njëra nga komunat ku beteja politike shihet si e hapur, e arritshme dhe realisht e fitueshme por vetëm nën një kusht thelbësor VLEN duhet të zgjedhë një kandidat të duhur, serioz dhe të mirëfillt, shkruan Zhurnal.
Gostivari një komunë që nuk është e pafitueshme –
Gjatë kohë Gostivari është perceptuar si bastion i një force të caktuar politike, por realiteti i viteve të fundit tregon se ky perceptim nuk është më i qëndrueshëm. Pavarësisht traditës politike, Gostivari, ka dëshmuar se votuesi i tij është racional, i ndjeshëm ndaj problemeve konkrete dhe i gatshëm të ndryshojë drejtimin përballë mungesës së rezultateve.
Në veçanti, zhvillimet e fundit brenda subjektit që tradicionalisht ka dominuar Gostivarin sidomos fraksionet përçarjet dhe dobësitë e theksuara së fundmi brenda ASH-së si parti e AKI-së si koalicion kanë krijuar një terren ku gara është më e hapur se kurrë. Brenda këtij konteksti, VLEN ka një mundësi historike për të marrë nën administrimin e saj një nga komunat më strategjike shqiptare në vend.
Përçarja brenda ASH-së e ka dobësuar dukshëm strukturën tradicionale të votës në Gostivar. Votuesi tashmë është i fragmentuar, i zhgënjyer dhe i paorientuar politikisht. Kjo hap një vakum që kërkon të mbushet, dhe VLEN është subjekti që gjendet më afër që ta shfrytëzojë këtë situatë. Por ky avantazh nuk është automatik. Ai duhet kapitalizuar me kujdes, maturi dhe strategji. Pikërisht këtu zë vend çështja kyçe figura që VLEN do të paraqesë për Gostivarin.
Pse kandidat i duhur është vendimtar?
VLEN ka mundësi reale për të fituar Gostivarin, por vetëm nëse paraqet një kandidat që plotëson disa kritere strategjike. Besueshmëri personale dhe profesionale me çka Gostivari ka një elektorat të politizuar dhe me kërkesa të larta. Kandidati duhet të jetë i pastër, i respektuar dhe jo figurë e improvizuar.
Doemos duhet të tregojë aftësi administrative në një komunë që ka sfida të shumta urbane, ekonomike dhe infrastrukturore, kërkohet një kandidat që paraqet kompetencë dhe të kaluar konkrete në menaxhim. Që për rrjedhojë duhet të reflektojë edhe përfaqësim dinjitoz pasi Gostivari është qendër e rëndësishme jo vetëm për shqiptarët në Pollog, por për gjithë spektrin politik shqiptar në vend. Kandidati duhet të reflektojë peshën e këtij pozicioni.
Pramdaj, VLEN është më afër se kurrë që ta fitojë Gostivarin. Terreni është i favorshëm, kundërshtari është kandiddat i një koalicioni të përçarë, ndërsa momentumi politik është në rritje dhe EN-it përshkak të fitores plebishitare në zgjedhjet lokale. Por, asnjëra prej këtyre nuk ka vlerë pa zgjedhjen e një kandidati të mirëfillt, të besueshëm dhe të kalibrit të duhur.
Në zgjedhjet e ardhshme në Gostivar, fitorja e VLEN-it do të varet më shumë nga emri i kandidatit sesa nga çdo faktor tjetër. Koha për gabime ka kaluar, tani kërkohet vendimmarrje e saktë, vizionare dhe e guximshme. VLEN mund ta fitojë Gostivarin por vetëm nëse zgjedh njeriun e duhur për ta udhëhequr. /Zhurnal.mk

