Shkup, 13 mars, Zhurnal.mk – Pas publikimit të një fotografie nga iftari i organizuar në Tiranë nga kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, ku në të njëjtën tryezë shihen Ali Ahmeti, Fatmir Limani dhe Arben Taravari, ka reaguar koalicioni VLEN.
Në një përgjigje për TV21, nga VLEN thonë se presin nga Limani që t’i shpjegojë opinionit publik arsyen pse ka qenë në të njëjtën tryezë me Ahmetin dhe Taravarin.
Nga ky koalicion theksojnë se, duke pasur parasysh deklaratat e mëparshme publike të Limanit kundër tyre, ai ka detyrim moral të sqarojë situatën dhe të shmangë interpretimet e ndryshme që mund të lindin nga fotografia.
“Në interes të së vërtetës dhe me qëllim që të ndërpriten interpretimet e ndryshme rreth fotografisë së mbrëmshme nga darka e iftarit të organizuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, presim që Fatmir Limani personalisht t’i shpjegojë opinionit publik pse ka qenë në të njëjtën tryezë me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin. Pas gjithçkaje që ka thënë publikisht kundër tyre, Limani ka detyrë morale të sqarojë keqkuptimet që lindin natyrshëm”, thuhet në reagimin e VLEN.
VLEN kërkon sqarim nga Fatmir Limani pas fotografisë me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin
1,714
Artikulli i mëparshëm
