VLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

nga Xh M

Shkup, 3 shkurt – Në një sistem ku për vite me radhë korrupsioni është mbrojtur nga heshtja dhe pushteti është keqpërdorur si mburojë për të paprekshmit, vendi sot po hyn në një fazë të re, fazën e llogaridhënies reale.

Mbledhja konstituive e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë nuk është akt formal dhe as ceremonial. Ajo është sinjal i qartë se shteti po e zhvendos betejën aty ku korrupsioni dhemb më shumë: te pasuria e pajustifikuar dhe te rrënjët e kapjes së sistemit.

VLEN e vlerëson këtë hap si moment kthese në ndërtimin e një shteti që nuk toleron pandëshkueshmëri. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë slogan, por veprim i strukturuar, i vazhdueshëm dhe i paanshëm.

Fakti që në krye të këtij mekanizmi të rëndësishëm qëndron zëvendëskryeministri Arben Fetai, si shqiptari i parë në këtë pozicion, përfaqëson jo vetëm arritje përfaqësimi, por edhe përgjegjësi të madhe për standarde të reja integriteti dhe profesionalizmi. Kjo është vijë ndarëse mes politikës së kompromisit me korrupsionin dhe politikës së integritetit e transparencës.

VLEN beson se qytetarët nuk kërkojnë spektakël, por drejtësi. Nuk kërkojnë deklarata, por rezultate. Prandaj, mbështesim çdo hap që e bën korrupsionin të dënueshëm dhe pasurinë e paligjshme të konfiskueshme. Ky është mesazhi i kohës: askush mbi ligjin, askush i paprekshëm. Shteti po rikthen autoritetin e tij atje ku duhet, në mbrojtje të interesit publik dhe të drejtës së qytetarëve për një qeverisje të ndershme. VLEN për shtet që vepron, jo që hesht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More