VLEN mobilizon Miletinën, Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi mes qytetarëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 9 tetor Zhurnal.mk – VLEN ka hapur shtabin zgjedhor në Miletinë, ku në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh qytetarësh.

Në hapjen e shtabit ishin të pranishëm bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, shefi i shtabit zgjedhor, Adnan Azizi, si dhe drejtorë dhe zëvendësdrejtorë.

VLEN në zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvenicës garon me kandidatin për kryetar komune, Jakup Huseini, ndërsa hapja e shtabit në Miletinë vjen në kuadër të aktiviteteve zgjedhore dhe organizimit të strukturave të koalicionit në terren.

artikuj të ndërlidhura