VMRO-DPMNE: Prokuroria të hetojë nëse Bogojev duhej të merrte 10 për qind nga tenderi i manipuluar me vlerë 18 milionë denarë

Nga D V
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Në konferencën e sotme për shtyp, deputeti Brane Petrushevski deklaroi se sipas informacioneve të marra nga sinjalizues, Bogojev (“Bogaç”) përmes komunikimit në aplikacionin Viber me një person të quajtur “Xhemo” ka negociuar tenderin, ndërsa ryshfeti prej 2.000 eurosh ka qenë vetëm pagesa e parë nga disa shuma që supozohet se do t’i merrte si shpërblim, transmeton Zhurnal.

“Prokuroria publike duhet të hetojë nëse është e saktë informacioni që kemi marrë, se Bogaç duhej të merrte 10 për qind nga tenderi i manipuluar, pra 1,8 milionë denarë”, tha deputeti, Brane Petrushevski, në konferencën e sotme.

Petrushevski kritikoi Lidhjen Socialdemokrate (LSDM) dhe liderin e saj, Venko Filipçe, duke theksuar se nuk distancohen nga aferat kriminale të anëtarëve dhe funksionarëve të tyre.

“Edhe LSDM edhe Filipçe heshtin dhe nuk distancohen nga aferat kriminale të anëtarëve të tyre. Një ditë është Bogaç, një ditë ish-kryetar komune, ditën tjetër anëtar i Kryesisë së LSDM-së, pastaj tërë familje, vëllezër, kushërinj, klane. Nga Filipçe dhe LSDM asnjë dënim”, deklaroi ai.

Sipas tij, rasti është pjesë e një “matrice të qeverisjes” së LSDM-së dhe ai bëri thirrje që institucionet kompetente ta zbardhin plotësisht çështjen.

“Sa para duhej të merrte Bogaç që Filipçe ta konsideronte këtë si kriminalitet? Ndoshta 20 për qind, ashtu siç mori Filipçe për modularen?”, pyeti Petrushevski. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër