Vrasjet në “Gjorçe”: Të dyshuarit dyshohet se i pranuan veprat, hetuesit kanë ADN dhe incizime

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Detaje të reja dalin nga hetimi për dy grabitjet me pasoja vdekjeje në lagjet Hrom dhe Gjorçe Petrov të Shkupit, ku humbën jetën një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçare.

Sipas informacioneve të TV Telma, të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje në polici i kanë pranuar veprat. Burime të hetimit bëjnë të ditur se në njërin rast kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa në tjetrin tre. I arrestuari i katërt dyshohet se ishte shoferi që i transportonte, por ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për planet e pasagjerëve.

Në automjetin e shoferit janë gjetur një xhaketë dhe sende të tjera që lidhen me grabitjet. Gjithashtu, në shtëpitë e viktimave janë zbuluar gjurmë ADN-je që dyshohet se u përkasin të arrestuarve. Hetuesit disponojnë edhe incizime nga kamerat e sigurisë.

Rasti i parë u zbulua më 22 tetor, kur në një shtëpi në Hrom u gjet i vdekur një 62-vjeçar me shenja dhune. Më 27 tetor, në shtëpinë e saj në Gjorçe Petrov u gjet e vrarë një 76-vjeçare.

artikuj të ndërlidhura