Ylli i “The Exorcist” Ellen Burstyn nderohet me Luanin e Artë në moshën 93-vjeçare

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ellen Burstyn, ikona e filmave horror dhe ylli i “The Exorcist”, është rikthyer në qendër të vëmendjes në moshën 93-vjeçare.

Aktorja u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u nderua me Luanin e Artë për Arritje Gjatë Jetës.

Burstyn është një nga aktorët e rrallë që ka fituar Kurorën e Trefishtë të aktrimit, duke pasur në koleksion një Oscar, një Tony dhe dy çmime Primetime Emmy, shkruan DailyMail.

Roli i saj më i famshëm mbetet Chris MacNeil në filmin horror “The Exorcist” të vitit 1973, ku ajo luajti nënën që kërkon ndihmë për vajzën e saj të pushtuar nga një demon.

Në paraqitjen e saj në Venecia, aktorja u shfaq fillimisht me një kostum të gjelbër, ndërsa më pas veshi një kostum portokalli për ceremoninë e pranimit të çmimit.

E përlotur, Burstyn tha: “Po më bën të qaj! Po më mposht, e di! Nuk di si të shërohem nga ajo përshëndetje bujare”.

Aktorja foli edhe për rëndësinë e veçantë të këtij vlerësimi në këtë etapë të jetës së saj: “Nuk mund ta imagjinoni sa domethënëse është kjo për mua. Është një gjë të fitosh një Oscar, një Tony ose një Emmy – të gjithatë cilën e kam fituar. Por kjo… është shumë”.

“Në moshën 93-vjeçare, do të thotë që ke mjaft jetë për të kujtuar, mendova, ndoshta nuk është vetëm një dokumentim i asaj që ke arritur, por edhe i asaj që ke mësuar”.

Karriera e Burstyn përfshin filma si “The Exorcist”, “Requiem for a Dream”, “Interstellar” dhe “Pieces of a Woman”. Ajo fitoi Oscar për Aktoren më të Mirë për rolin në filmin e Martin Scorsese, “Alice Doesn’t Live Here Anymore”, në vitin 1974.

Në projektin e saj më të fundit, filmin e shkurtër “Flesh Impact”, Burstyn interpreton një version 100-vjeçar të Marilyn Monroe.

Filmi, i shkruar dhe drejtuar nga Maggie Gyllenhaal, përshkruhet si një letër dashurie për Monroe-n, ndërsa Dakota Johnson luan versionin e saj të ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër