Zajkova: Partitë e mëdha manipulojnë me ligjin zgjedhor

Nga Xh M
1,154 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 mars – Në një paraqitje në emisionin “Studio e natës” në 4TV, Monika Zajkova nga Partia Liberal Demokratike theksoi nevojën për reforma thelbësore në ligjin zgjedhor dhe rëndësinë e futjes së listave të hapura.

Zajkova theksoi se, sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, gjatë dhjetë viteve të fundit janë formuar grupe pune për ndryshime në ligjin zgjedhor, por këto ndryshime pothuajse asnjëherë nuk janë zbatuar në praktikë.

“Partitë e mëdha manipulojnë me temën e kodit zgjedhor. Nëse vërtet do të donin ndryshime thelbësore, ato tashmë do të ishin të dukshme dhe të zbatuara,” tha ajo.

Sipas Partisë Liberal Demokratike, dispozita më e rëndësishme për momentin është futja e listave të hapura, të cilat – siç shpjegoi Zajkova – e demokratizojnë procesin zgjedhor dhe u mundësojnë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejt për cilin përfaqësues kanë besim.

“Ajo është sikur të shkoni në market dhe të zgjidhni vetë se cili kroasan është më i mirë për ju, në vend që t’ju japin atë që vendosin të tjerët. Në këtë mënyrë rritet përgjegjësia e përfaqësuesve të zgjedhur ndaj qytetarëve, e jo vetëm ndaj liderëve partiakë,” theksoi Zajkova.

Ajo shtoi se sistemi aktual konservator e pengon futjen e listave të hapura, pasi partitë më të mëdha duan të ruajnë kontrollin mbi zgjedhjet dhe mbi anëtarët e tyre, në vend që ata të jenë drejtpërdrejt të përgjegjshëm para qytetarëve.

“Ky sistem i kufizon qytetarët dhe e zvogëlon përgjegjësinë e të zgjedhurve. Prandaj nevojiten ndryshime që do t’i vendosin interesat e popullit para strukturave partiake,” përfundoi Zajkova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër