Zanfina Ismaili reagon ashpër pas vrasjes së Arlindës: Jep dorëheqje kryeprokurore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar publikisht lidhur me vrasjen e Arlinda Sylaj – Zekajt, duke shprehur pakënaqësinë e saj përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë drejtuar kryeprokurores.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka publikuar një imazh që lidhet me ngjarjen, së bashku me letrën e Arlindës drejtuar kryeprokurores, duke e shoqëruar me një thirrje të prerë.

“Dorëheqje, kryeprokurore jep”, ka shkruar Zanfina, duke iu bashkuar reagimeve që kanë pasuar këtë rast.

 Foto: Screenshot/Instagram

Në letrën e publikuar, Arlinda kërkon marrjen urgjente të masave ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre.

Ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe rrezikun që pretendon se i kanoset.

“Urgjentisht marrjen e masave ndaj zyrtarëve që kanë dështuar rëndë… dhe rreziku për jetën teme të jetë ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit”, thuhet në një pjesë të letrës.

Reagimi i Zanfinës është një tjetër zë publik që kërkon llogaridhënie institucionale, në një debat që vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi sigurinë dhe mbrojtjen e grave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër