Zbardhet një vjedhje e rëndë në Gostivar, arrestohen tre persona

nga Xh M

Të shtunën pjesëtarë të policisë nga Stacioni Policor në Gostivar, kanë privuar nga liria personat A.Z. (24) dhe M.Z. (27), të dyja nga Gostivari, nën dyshimin e bazuar se më datë 14.12.2025 kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e pronarit F.M. (58) nga Gostivari.

Gjatë kësaj vjedhjeje ishin marrë para dhe bizhuteri ari në vlerë prej rreth 65.000 euro. Më vonë, është privuar nga liria edhe N.I. (24) nga Tetova.

Po atë ditë, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e A.Z., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar me vërtetim pjesa më e madhe e parave të vjedhura dhe bizhuterive të arit, të cilat do t’i kthehen pronarit.

Personat e ndaluar po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzimi përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More