Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, reagon Kryeprokurori i Shtetit

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 gusht, Zhurnal.mk – Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka vlerësuar lart punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës, të cilat janë të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ka trupa tjerë të viktimave që i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.

“Mbi të gjitha, ndriçimi i këtyre rasteve përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që prej vitesh presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se kryeprokurori i Shtetit vlerëson praninë e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve në vendin e ngjarjes ku janë gjetur mbetjet mortore.

“Kontributi dhe bashkëpunimi i secilit kanë qenë dhe mbetët thelbësor për zbardhjen e këtyre rasteve, si dhe për identifikimin e personave përgjegjës të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve me qellim që ata të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër