Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga admin
291 e lexuar

Ideatori i monumentit simbolik të pavarësisë NEWBORN, Fisnik Ismajli, ka prezantuar konceptin artistik që pritet të shënojë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjete sociale, Ismajli ka ndarë një referencë për artin japonez “Kintsugi”, një teknikë tradicionale e riparimit të objekteve të thyera me ar, e cila simbolizon shërimin, qëndrueshmërinë dhe rritjen e vlerës pas përballjes me sfida.

Sipas tij, ky koncept synon të reflektojë rrugëtimin e Kosovës ndër vite, duke theksuar forcimin dhe transformimin e saj përmes vështirësive.

Monumenti NEWBORN ndryshon çdo vit pamjen dhe mesazhin për të shënuar përvjetorin e pavarësisë, duke shërbyer si platformë artistike për reflektim shoqëror dhe simbolik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër