Zbulohet laboratori i drogës në Hagë/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

Nga Xh M
1,665 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hagë, 19 korrik Zhurnal.mk – Banorët e dhjetëra shtëpive në një lagje të Hagës u detyruan të evakuoheshin si masë paraprake, pasi policia zbuloi një laborator për prodhimin e drogës sintetike.

Ky është evakuimi i dytë i zonës brenda 24 orëve.

Sipas disa mediave holandeze, afërsisht 150 banorëve të rrugës iu kërkua fillimisht të largoheshin, në mënyrë që ekipet e policisë të trajnuara posaçërisht të mund të hiqnin rezervuarët që përmbanin 500-750 litra materiale potencialisht të rrezikshme të vendosura jashtë laboratorit.
“Nuk është e zakonshme të zbulohen objekte të tilla në zonat e banuara”, tha një zëdhënës i policisë..

Sa i përket hetimeve të policisë për laboratorin e paligjshëm, ato çuan në arrestimin e katër burrave, të moshës 34 deri në 71 vjeç.

Sipas gazetës De Volkskrant, laboratori besohet të ketë qenë një vend për prodhimin e substancës MDMA dhe pilulave “ekstazi”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër