Zekolli Shaqiri inspekton investimet në Dibër: VLEN sjell zhvillim konkret në terren

nga D. V.

Shkup, 4 korrik – Dibra po përfiton nga investimet konkrete në infrastrukturë, si dëshmi e përkushtimit të koalicionit VLEN për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me aktivistë të VLEN-it dhe banorë të zonës, inspektoi sot punimet në dy projekte madhore në këtë komunë, rikonstruimin e rrugëve “Petrit Bomova” dhe “Sabri Karameti”. Të dy rrugët po pajisen me kanalizim atmosferik dhe infrastrukturë moderne, duke i dhënë fund shumë problemeve të trashëguara ndër vite.

Vlera totale e këtyre investimeve kap shumën prej mbi 28 milionë denarësh dhe synon përmirësimin e qarkullimit dhe cilësisë së jetës për banorët e Dibrës. “Nuk ka zhvillim pa përkushtim dhe përkushtimi ynë matet me punë konkrete në terren”, theksoi Zekolli Shaqiri, duke shtuar se VLEN është sinonim i punës që shihet, ndjehet dhe ndryshon përditshmërinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More