“Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, Edona Llalloshi paralajmëron këngë të re për festat e nëntorit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka paralajmëruar publikimin e projektit të saj më të ri muzikor, i cili pritet të vijë në ditët në vijim, në kuadër të festave të nëntorit.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, artistja ka ndarë disa pamje nga videoklipi i këngës së re, duke u dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të asaj që po përgatit.

“Shpejt”, ka shkruar Llalloshi krahas videos, duke lënë të kuptohet se lansimi i projektit është shumë pranë.

Në një pjesë të shkurtër të videos dëgjohet edhe një varg i këngës: “Zemra e Dardanisë rrah në Mitrovicë”, që lë të kuptohet se projekti do të ketë motive patriotike dhe do të përcjellë atmosferën e festave të nëntorit.

Këto festa, që për shqiptarët kanë një rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, shoqërohen çdo vit me publikimin e këngëve të reja që i kushtohen atdheut dhe historisë.

Mbetet të shihet se çfarë tjetër ka përgatitur Edona Llalloshi për këtë projekt, i cili pritet të jetë pjesë e kolonës muzikore të festimeve të nëntorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër