Zëvendëskryeministri Fetai vizitoi Burgun e Kumanovës

nga D. V.

Shkup, 25 korrik – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, z. Arben Fetai, vizitoi sot Burgun e Kumanovës, ku u prit në takim nga drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, z. Aleksandar Pandov me kabinetin e tij, si dhe drejtori i Burgut të Kumanovës, z. Oliver Cvetkovski dhe zëvendësdrejtori z. Ylber Limani.
Ai e vlerësoi Burgun e Kumanovës si shembull i menaxhimit të mirë nën udhëheqësinë e re.
Nënkryetari i Qeverisë dëgjoi sfidat e këtij institucioni, i cili ishte lënë të përballet me mungesën e ujit të pijshëm, gjë për të cilën do të përpiqet të gjejë zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur.
U diskutua gjithashtu mundësia për përforcimin e përkrahjes shëndetësore për të burgosurit, veçanërisht për sa i përket shëndetit mendor, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Sistemi petinenciar është një ndër shtyllat e shtetit të së drejtës dhe ne jemi të përkushtuar që ta përmirësojmë dhe zhvillojmë atë sipas standardeve evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More