Zgjedhjet lokale, Mickoski: Negociatat brenda koalicionit vazhdojnë

nga Redaksia

Shkup, 14 korrik – Edhe pse lista e kandidatëve për kryetarë komunash duhet të mbyllet plotësisht deri në fund të këtij muaji, deri më tani në më shumë se gjysmën e komunave dihet të paktën një kandidat për kryetar.

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Mickoski nuk zbulon se në cilat komuna partnerët e koalicionit VLEN dhe Lëvizjes “E Di” do të marrin mbështetjen e tyre, por thotë se negociatat brenda partnerëve të koalicionit po vazhdojnë.

“Negociatat me partitë politikë janë në vijim e sipër. Të gjitha partitë politike që janë pjesë e koalicionit tonë të brendshëm janë prioritet i ynë dhe me ato po bisedohet. Presim që koalicioni të vërtetohet, ndërsa më pas do të vazhdojnë negociatat me partnerit e koalicionit qeveritar, që në këto momente mendoj se po zhvillohen në drejtim të shkëlqyer pozitiv.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More