Zgjedhjet lokale/ VMRO me tubim në Gazi Babë

nga D. V.

Shkup, 17 tetor – Boban Stefkovski kërkon mandatin e dytë si kryetar në komunën e Gazibabës nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Në mandatin e dytë paralajmëron qarkore të re në Hipodrom, 40 kënde lojërash për fëmijë dhe dy parqe adrenaline. Fokusi kryesor do të vendoset në zgjidhjen e problemit të deponisë në “Vardarishte”. Premton urë të re në Lisiçe, ndërtimin e fazës së parë të bulevarit “Kroacia”, udhëkryq në Hipodrom dhe Inxhikovë, rikonstruim të rrugës rajonale Hipodrom – Ilinden dhe projekte të tjera.

“Në katër vitet e ardhshme do të ndërtojmë çerdhe të reja në Keramidnicë, Hipodrom 2 dhe në Hasanbeg. Do ta realizojmë projektin 0 tatime komunale për ndërtimin e shtëpive për çifte të reja deri në moshën 29 vjeçare. Do të ndërtojmë salla sportive shkollore në Zhelezarë, Hasanbeg, Straçincë dhe Çento. Do të subvencionojmë qytetarët për ndërtimin e fasadave me efikasitet energjetik për ndërtesat. Do të ndërtojmë garazhe në kate në Autokomandë dhe në Çento. Do të hapim qendër ditore për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, do të ndërtojmë pishinë të mbyllur në oborrin e shkollës fillore “Stiv Naumov” në Autokomandë”, deklaroi Boban Stefkovski – Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar i Gazi Babës. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More