Zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bogovinë, 4 tetor Zhurnal.mk – Zjarr ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr, ndërsa sipas organeve kompetente, zjarri nuk paraqet rrezik për fondin pyjor.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Tetovë, informoi se sot në ora 11:54 nga ana e NJZT – Tetovë është denoncuar zjarr mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr.

Pas denoncimit të marrë, QRMK – Tetovë e ka informuar NP “Parku nacional Mali Sharr”.

Nga Parku nacional njoftuan se janë të informuar për zjarrin dhe se i njëjti ka kapluar kullota në terren të paarritshëm, në rripin kufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Parku nacional në mënyrë shtesë informon se zjarri do të ndiqet, por për shkak të paarritshmërisë së terrenit, nuk do të intervenohet dhe shtojnë se sipas informacionit të marrë, zjarri nuk paraqet kërcënim për fondin pyjor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër