Zjarr në qendër të Tiranës, flakët përfshijnë pallatin

Nga Xh M
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 prill Zhurnal.mk – Një zjarr ka rënë në zonën e njohur si “9-katëshet” në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë një pallat banimi, duke shkaktuar panik tek banorët.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur me shpejtësi në një nga katet e ndërtesës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit.

Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër