Zjarrfikësit kumanovar me donacione nga Austria

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 19 shtator Zhurnal.mk – Edhe gjatë sezonit të sivjemë veror në lokalitete ndryshme në rajonin e Kumanovës, Likovës e Nagoriçit u regjistruan një sërë zjarresh me përmasa të gjëra.

Mirëpo falë vigjilencës së NJTZK (Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kumanovës), e në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhim me Kriza, Pyjet Nacionale, arriten me sukses tia dalin në lokalizimin e të njejtave. Në punën efikase gjithësesi ka ndikuar edhe donacioni prej 7 automjetesh i arritu nga krahina e Tirollit të Austrisë.

“Falë donatorëve tanë nga krahina e Tirollit të Austrisë, duke filluar nga shtatoro i vitit të kaluar e deri më tani kemi marrëur 7 automjete profesionale për shuarjen e zjarrit me çka njësiti territorial i zjarrfikësve në Kumanovë dukshëm i ka përtrirë kapacitetet punuese. Shpresojmë se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdoj.ë edhe në të ardhmen dhe do të marrim edhe ndonjë automjet apo paisje tjetër nga donatorët tanë nga Austria. Të theksoj se deri tani vjetërsia e automjeteve ekzistuese ishte mbi 40 vjet, kurse me donacionet nga Austria kemi automjete dukshëm më reja”, deklaroi komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Kumanovë, Boris Stankovski.

Krahas përmirësimit të fondit të automjeteve NJTZK po përpiqet të rrisë edhe numrin e kuadrove të reja të zjarrfikësve.

“Kohëve të fundit kishim aksion për angazhimin e zjarrfikësve sezonal përmes Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me çrastë u angazhuan prej 25-30 zjarrfikës sezonal. Ndërkohë në kuadër të DPSh, janë formuar ekipe për intervenime të shpejta”, u shpreh Stankovski.

Në fund të theksojmë se me kapacitetet ekzistuese NJTZK, ka arritur me sukses të përballet me zjarret e shumta jo vetëm në rajonin e Kumanovës por edhe në atë të Likovës dhe Nagoriçit.

Në këto aksione gjithashtu kanë marrur pjesë edhe N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, “Pyjet Nacionale”, “Qendra për Menaxhim me Kriza” si dhe vet banorët lokal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër