Zjarri në një mini-deponi në Bogovinë u lokalizua shpejt

Nga Xh M
1,060 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bogovinë, 7 mars – “Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të zjarrfikësve të Njësitit tonë Territorial, u bë e mundur shuarja në kohë e zjarrit që shpërtheu mbi vendbanimin Bogovinë, në deponinë e egër përskaj rrugës për në fshatin Selcë”, ka shkruar kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Tutje, ai ka falenderuar njësitin e Zajrrfikësve, për reagimin e shpejtë dhe efikas.

“Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për zjarrfikësit tanë për përkushtimin, guximin dhe punën e tyre të palodhur në mbrojtje të qytetarëve dhe mjedisit. Njëkohësisht bëj APEL tek të gjithë qytetarët që të tregojmë më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj ambientit.
Hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme, veçanërisht në zona malore dhe hapësira publike, përbën rrezik serioz për zjarre, ndotje të mjedisit dhe për shëndetin e popullsisë. Ta mbajmë komunën tonë të pastër dhe të sigurt për të gjithë!”, ka theksuar, Abazi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër