Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

nga D V

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e katërt të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Telegrafin se nuk ka pasur persona të lënduar.

“Sot në mëngjes rreth orës 04:12 minuta, policia është njoftuar për një zjarr në Spitalin e Pejës. Policia dhe Zjarrfikësit kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është parë se zjarri ishte në katin e katërt. Zjarrfikësit kanë intervenuar dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në kohë rekord”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalur edhe njësitë kompetente, prokurori dhe eksperti i zjarrit të cilët kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes.

Ndryshe Spitali i Pejës ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit është djegur dhoma e pajisjeve të Teknologjisë Informative.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More