Zv.ministri i MPB-së, Astrit Iseni, mirëpret delegacionin nga Kosova për zbatimin e protokollit të ri të kalimit kufitar

nga Xh M

Shkup, 13 nëntor – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, priti në kabinetin e tij delegacionin e Republikës së Kosovës, përfaqësues të Komisionit që po punon në përgatitjen e protokollit të ri për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për kontrollin kufitar dhe doganor.

Protokolli, i cili pritet të lehtësojë procedurat standarde të kontrollit në pikat e përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Globoçicë-Jazhincë, është cilësuar si një hap me rëndësi të veçantë për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre. Ky protokoll do të përshpejtojë dhe thjeshtëzojë kalimin përmes këtyre pikave, të cilat janë ndër më të frekuentuarat.

Iseni shprehu nderin dhe kënaqësinë për këtë bashkëpunim të afërt dhe theksoi rëndësinë e tij për përmirësimin e qarkullimit dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët që kalojnë kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Ky Protokoll është i një rëndësie të veçantë për vendet tona dhe për qytetarët tanë, pasi me të lehtësohen dhe përshpejtohen procedurat standarde të kontrollit kufitar dhe doganor, meqë bëhet fjalë për pikë të kalimit kufitar me frekuencë të konsiderueshme”, ka shkruar më tutje në rrjetin social facebook, Astrit Iseni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More