Zvicra ndalon importet e gazit rus 

Nga D. V.
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qeveria zvicerane njoftoi një ndalim të plotë të blerjes dhe importit të gazit natyror të lëngshëm rus (LNG), duke u përshtatur sanksionet e  vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Që nga 25 prilli 2026, blerja dhe importi i gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) do të ndalohet plotësisht në Zvicër. Një periudhë tranzicioni është planifikuar deri në fund të vitit 2026 për kontratat e furnizimit afatgjatë që ekzistojnë më parë”, deklaroi Këshilli Federal Zviceran (qeveria) në një njoftim për shtyp.

“Masa synon të kufizojë të ardhurat që Rusia fiton nga shitja e lëndëve djegëse fosile, të cilat kontribuojnë kryesisht në financimin e luftës kundër Ukrainës”, shpjegoi ai.

Ky vendim është pjesë e një sërë masash të miratuara dje nga Berna për t’u përshtatur me paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, kjo për hidrokarburet, e vendosur në fund të tetorit dhe që synon ndërprerjen e burimeve të Kremlinit në luftën e saj kundër Ukrainës.

Ky grup masash përfshin veçanërisht një ndalim të plotë të importeve të LNG-së ruse deri në fund të vitit 2026, një vit më herët se sa ishte planifikuar.

Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së, është përshtatur me sanksionet ekonomike të Brukselit kundër Moskës që nga viti 2022 dhe fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Masa të tjera të marra nga Zvicra në sektorin financiar do të hyjnë në fuqi këtë javë, duke përfshirë një ndalim për “çdo ofrim shërbimesh kripto asetesh për qytetarët dhe kompanitë ruse”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër