Zyrtare: Yan Diomande, lojtari më i ri i Real Madridit

Nga D. V.
408 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e një prej talentëve më të kërkuar të futbollit evropian, Yan Diomande. Klubi madrilen njoftoi se ka arritur marrëveshje me Leipzig për transferimin e sulmuesit anësor, i cili ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2033.

Në komunikatën zyrtare, “Los Blancos” bënë të ditur se 19-vjeçari tashmë është lojtar i tyre, duke i dhënë fund një prej sagave më të mëdha të merkatos së verës.

“Real Madrid dhe RB Leipzig kanë arritur marrëveshje për transferimin e Yan Diomande, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për shtatë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2033”, thuhet në njoftimin e klubit.

Transferimi i reprezentuesit të Bregut të Fildishtë ishte në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit, me disa klube të mëdha evropiane që shfaqën interes për shërbimet e tij. Megjithatë, Real Madridi fitoi garën dhe siguroi firmën e lojtarit, i cili konsiderohet si një nga talentet më premtues të brezit të tij.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, marrëveshja mund të arrijë një vlerë totale deri në 140 milionë euro, duke e bërë atë një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e klubit madrilen.

Paketa përfshin rreth 125 milionë euro të garantuara, ndërsa pjesa tjetër lidhet me bonuse të ndryshme.

Diomande vjen pas një sezoni mbresëlënës me Leipzig, ku shënoi 12 gola dhe dhuroi nëntë asistime në Bundesliga, duke konfirmuar potencialin e tij si një nga sulmuesit anësorë më premtues në Evropë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër