12 shoferë privohen nga liria në 24 orët e fundit, shtatë prej tyre pa patentë shoferi

Nga Xh M
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 gusht Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Prej tyre, shtatë shoferë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur, ndërsa njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Si plotësim, tre shoferë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit, inforojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’u përmbahen denjësisht rregullave dhe rregulloreve rrugore, të mos drejtojnë automjet pa dhënë provimin për patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit apo gjatë kohës kur u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit.

“Me sjellje të përgjegjshme, të gjithë së bashku kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë” thksojnë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër