16-vjeçari nga Kondova ndërron jetë papritur

Nga Xh M
2,486 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 korrik Zhurnal.mk – Më 25.07.2026, në orën 16:22, në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave „Nënë Tereza“ u njoftua se tek ata ishte sjellë pa ndjenja një 16-vjeçar nga fsh. Kondovë, i cili pas një kohe të shkurtër kishte ndërruar jetë. Sipas njoftimit, ai kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fsh. Hasan Beg, kur në një moment i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte rënë pa ndjenja. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër