18 449 000 pasagjerë kanë përdorur shërbime taksie gjatë vitit të kaluar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj Zhurnal.mk – Në vitin 2025, me taksi në vend janë transportuar gjithsej 18.449.000 pasagjerë, prej të cilëve 16.964.000 në transportin urban, ndërsa 1.485.000 në transportin ndërurban, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.

Me 1.982 automjete të udhëtarëve janë përshkuar gjithsej 60.158.000 kilometra, prej të cilëve 53.418.000 kilometra në transportin urban dhe 6.740.000 kilometra në transportin ndërurban.

artikuj të ndërlidhura