Vlorë, 16 maj Zhurnal.mk – Qyteti i Vlora është përfshirë nga stuhi ere dhe reshje shiu paraditen e kësaj të shtune, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në autostradën Fier-Vlorë.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe erës së fortë, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë në minimum për të shmangur rrezikun dhe aksidentet në rrugë.
Ndërkohë, brenda qytetit situata paraqitet e qetë deri në këto momente. Reshjet vijojnë me intensitet në periudha të shkurtra, të shoqëruara me erë të fortë, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.
