Gostivar, 26 qershor Zhurnal.mk – Raportohet se një 22-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar partnerin e saj për dhunë fizike dhe psikike që, sipas saj, ka zgjatur për një periudhë të gjatë.
Ajo ka deklaruar se para tre vitesh kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa më 18 qershor ishte sulmuar sërish dhe ishte kërcënuar së bashku me një mik të saj.
Tetovasot mëson se me urdhër gjykate është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur një pushkë gjuetie që i përkiste babait të tij të ndjerë. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
