24 vjeçarja nga Gostivari denoncon një burrë se e ka sulmuar në vendin e punës

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Më 13.09.2026 në ora 19:10, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.G.(52) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga Z.I.(24) nga Gostivari se rreth orës 18:50 në vendin e saj të punës në një objekt hotelerik, ai është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar fizikisht. Gjatë alkooltestit të kryer, tek ai është konstatuar prani e alkoolit në gjak prej 0,98 promilësh, pas çka është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër