27 vite nga masakra në tregun e Mitrovicës: U vranë gra dhe fëmijë dhe mbetën të plagosur 128 qytetarë tjerë

Nga D. V.
697 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun 26 vite më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe partive politike në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër