Policia s ka dhënë detaje lidhur me vetëplagosjen e të riu, i cili humbi jetën në spital. Bazuar në njoftimin e policisë, ngjaka ka ndodhur në banesën e shokut të viktimës.
Në kuadër të kësaj, policia ka shpallur në kërkim shokun e viktimës. Kjo pasi dyshohet se ai ka qenë prezent gjatë ngjarjes. Policia po heton më shumë mbi rastin dhe po punon për kapjen e tij.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore(këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes. Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit“-njofton policia.
